
Spiropali kritikon KQZ-në, deklaron: Vora është dallëndyshja e parë e fitores!

Nga Kavaja, kryeparlamentarja Elisa Spiropali tha për “Opinion” se është e zhgënjyer me faktin se KQZ nuk publikoi rezulltatet nga votimi elektronik në Vorë dhe njësinë nr.10 në Tiranë.
“Bie ndesh me logjikën e numërimit, me traditën e nxjerrjes së rezultatit në kohë reale dhe vetë investimin që është bërë. Nuk e kuptojmë se cila taktikë e partive e ka detyruar KQZ-në të mos e publikojë këtë rezultat, që të keni besim është tejet i lartë për PS-në”, tha ajo.
U shpreh me bindje se PS ka marrë fitoren në bashkinë Vorë.
“Do e quaj Vorën dallëndyshen e parë të fitores”, theksoi Spiropali.
“Asnjë taktikë s’mund t’i mbivendoset rezultatit. Ne kërkojmë të dalë rezultati! Në të 5 bashkitë e qarkut Tiranë ne do marrim rezultat më të lartë se në vitin 2021. Synimi ynë është 20 mandate dhe besoj fort se është plotësisht i mbërritshëm si kufi”, përfundoi ajo.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128