“Ti vetë je i bindur se me Berishën nuk fiton”/ Salianji debaton ashpër me Telën: Shën Eleonora je ti?

4 Maj 2026, 23:39 / POLITIKË ALFA PRESS
“Ti vetë je i bindur se me Berishën nuk fiton”/ Salianji

Analisti Andi Tela debatoi ashpër në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV me ish-deputetin dhe ish-kandidatin për kryetar të PD, Ervin Salianji për fushatën e tij për të marrë drejtimin e PD-së. Tela tha se përjashtimi i Salianjit ishte gabim, por lëvizja e tij ishte duke bërë opozitën e opozitës dhe duke mos thënë asnjë fjalë për Ramën. Por Salianji iu përdjigj duke e cilësuar analistin si përfaqësues partie.

Pjesë nga debati    

Tela: Përjashtimi i Salinjit nga gara është gabim. Përjashtimi i tre të tjerëve nuk është.

Salianji: A dolën ata dhe thanë se zonja Mereme i përmbush kriteret?

Tela: Media proqeveritare e nxorrën se ishte e ofruar nga kryesia e PD.

Salianji: Po doli dhe tha vetë se është e vetmja demokrate. Po ju të katërt po bënit të njëjtën lojë, po sulmonit Berishën. Por ti e ke staturën që të kandidosh për kryetar të PD-së.

Salianji: O Andi se je i madh. Po ça do të thotë kjo e sulmoni Berishën? Unë po jap argumenta se Sali Berisha nuk e bën PD fituese? Që do të dal unë të bëj garë me Sali Berishën se është i madh, se po bën lekë dhe po ia hedh Edi Ramës. Ore unë jam në garë.

Tela: Ti të ndërpret fjalën dhe e përpunon frazën.

Salianji: Po se merrni frazën dhe e bëni lajm. Unë po sumoj Ramën se dua të mund Ramën.

Tela: Po, por Sali Berishën nuk po e sulmoni brenda PD-së, por ke 6 muaj që merresh me Berishën se nuk lejon garën. Nuk merresh me qeverinë dhe Edi Ramën.

Salianji: Ku e ke parë këtë?

 Salianji: Tani, ose do të jesh objektiv, ose nëse je përfaqësues partie hyr në garë.

Tela: Ti je përfaqësues parti, unë nuk jam.

Salianji: Këtu je përfaqësues partie, i kamufluar me analizë. Unë kam repskt për ty. Doktori ngaqë ju thotë nga këto, kompleksoheni ju. Uën kam mbledhur strukturat e PD dhe 80 për qind e fjalimit ka qenë kundër Ramës, 20 për qind është se si PD të bëhet më mirë.

Tela: Ti ke mbledhur struktura të PD-së, nëpër salla, me kamera dhe me transmetime live.

Tela: Forumet e partisë janë të mbyllura, çfarë diskutohet brenda.

Salianji: Po te cili forum? Më ka përjashtuar nga forumi.

Tela: Jo nuk të kishte përjashtuar po nisur foltoret ti.

Salianji: Prit, se nuk është e vëetetë kjo.

Tela: Në momentin që del dhe të hapen ekranet dhe je i preferuar sepse po bën opozitën e opozitës, këtu ngrihet problemi. Ti vetë je i bindur se në një garë me Berishën  nuk fiton, por për të rritur kredibilitetin tënd.

Salianji: E di si dukesh tani? Si e di ti se e di më mirë se unë?

Tela: Brenda PD nuk fiton askush.

Po si e di ti dhe nuk e di unë. Shën Eleonora je ti?

Tela: Kishte 80 për qind kundër me Bashën dhe e mori partinë.

Salianji: Po ç’e ke këtë narrativë, po për çfarë do të rri unë aty, për një rrogë? Po po ta di unë se më mund Berisha, pse e kërkoj garën unë? A e di ti se më kanë ofruar poste të rëndësishme? Çfarë do që ta lësh këtë garë?

Tela: Ti e kërkon këtë garë për të prodhuar këtë narrativë.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide