Tuneli i Llogarasë, Gentian Gjylit i komunikohet zyrtarisht zgjatja e hetimeve
24 Prill 2026, 13:25 / POLITIKË

Gentian Gjylit iu komunikuar zyrtarisht zgjatja e hetimeve me 3 muaj nga Prokuroria e Posaçme.
Gjyli mbërriti në SPAK i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës. SPAK zgjati afatet e hetimit për dosjen e Tunelit të Llogarasë, ku Gjyli është i pandehur bashkë me ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, Erald Elezin dhe 2 të tjerë.
Gjatë kohës kur është zhvilluar tenderi i Tunelit të Llogarasë, Gjyli ka qenë drejtor i Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar. Ai ndodhet në masën arrest shtëpie i akuzuar për shkelje të barazisë në tenderë.
SPAK e ka arsyetuar shtyrjen e afateve hetimore me kompleksitetin e hetimeve dhe numrit të lartë të këqyrjeve dhe ekspertizave, të cilat marrin kohë.
Po ndodh...
Sali Llapa
Nga Bato Kosova
ide
Vetë Sali, vetë Kadi!
Nga Edison Ypi
Të gjithë kundër vrasësit, askush kundër vetes!
Nga Andrea Danglli
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
