
Vendimi i mbledhjes së qeverisë/ Pa viza drejt Shqipërisë deri në fund të vitit, ja 5 shtetet që përfitojnë

Në mbledhjen e sotme të qeverisë shqiptare, u parashtruan listat e shteteve nga të cilat nuk ka nevojë për një vizë për të hyrë në Republikën e Shqipërisë.
Nga vendimi, shtetasit mund të hyjnë në territorin tonë pa vizë nga periudha 15 prill deri në 31 dhjetor të ketij viti. Kjo vlen vetëm për pesë shtete Arabi Saudite, Katar, Oman, Tajlandë dhe Indonezi.
“ Lista e shteteve, shtetasit e të cilave hyjnë pa vizë për motive turistike në Republikën e Shqipërisë dhe me dokumentin “pasaportë” për një periudhë të kufizuar, nga data 15 prill deri më 31 dhjetor 2025.”.
Nr. Shteti
1. Arabi Saudite
2. Katar
3. Oman
4. Tajlandë
5. Indonezi
Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

Berisha fitoi, ne humbëm!

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128