Votat e Greqisë u lanë mënjanë, KAS pranon ankimimin e PS, shpall të pavlefshëm vendimin e Celibashit

13 Maj 2025, 14:47 / POLITIKË ALFA PRESS
Votat e Greqisë u lanë mënjanë, KAS pranon ankimimin e PS,

KAS vendosi me shumicë votash pranimin e ankesës së PS dhe shpalljen të pavlefshëm të vendimit të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi që diferencoi votat nga Greqia.

Votat e Greqisë duhet të administrohen nga grupet e numërimit të votave.

PD ka të drejtë që brenda pesë ditëve të bëjë ankimim në Kolegj Zgjedhor.

Përfaqësuesja e PS: KQZ s’ka kompetencë për ndalim.

Përfaqësuesi i PD: S’kemi kërkuar pavlefshmëria apo të mos iu nënshtrohen numërimit, këto zarfe me origjinë nga Greqia për shkak se kanë këto problematika, kërkuam të veçohen deri në momentin që problematikat do hetohen. Të vendosen në një kuti të veçantë në mënyrë që ajo që kemi kërkuar të mos bëhet pengesë. E çuditshme që pretendimi i PS është KAS. S’mund ta bëjmë pasash topi, KAS ia kalon komisionerit, komisioneri KAS e sigurt është që procesi do të bllokohet. Kur të provohet që zarfi është marrë personalisht, por thasë të mbushura nga patronazhistë s’do lejojmë të numërohen.

Përfaqësuesja PS: Sa i përket shfaqjes së një eksponenti në ambientet e DHL, çfarë e lidh këtë me ndikimin në DHL. Edhe në Itali ka zarfe që janë marrë në dorë se ka qytetarë që i kanë tërhequr vetë.

KQZ: Po presim të shohim nënshkrimin nga zgjedhësi që e ka marre zarfin në Greqi.

KAS: Do duhet të vendosë komisioneri rast pas rasti, më pas kalon në hallka të tjera.

Po ndodh...