Zbulohet zyra "sekrete" e PS, deputeti Erion Braçe përplaset me gazetaren Ambrozia Meta

11 Maj 2025, 19:15 / POLITIKË ALFA PRESS

Zbulohet zyra "sekrete" e PS, deputeti Erion Braçe

Një situatë skandaloze dhe e paprecedentë u shënua pasditen e sotme, vetëm  një orë nga mbyllja zyrtare e orarit zyrtar të votimit.
Grupi i xhirimit i Syri TV zbuloi një zyrë të patronazhistëve të cilët vepronin në mënyrë të fshehur në rrugën Marko Boçari në Tiranë.

Zbulohet zyra "sekrete" e PS, deputeti Erion Braçe

Ata që PD i konsidero patronazhistët u larguan me vrap duke u përpjekur të fshiheshin që të mos identifikoheshin nga kamerat por dhe të merrnin cfarë kishin në atë zyrë klandestine.

Ndërkohë deputeti Erjon Braçe mbërriti dhe i kërkoi gazetares së Syri TV Meta të largohet.

Për disa momente pati përplasje dhe mes përfaqësuesit të PD-së dhe Braces

“Ti dhe ky banditi këtu” ( I drejtohet përfaqësuesit PD dhe Ambrozia Metës) 

“Mu zhduk po të them! Nuk po të llogaris” i thotë Braçe

Ambrozia Meta: Pse jeni në atë zyrë ku ka pasur persona të fshehur? Pse vini fshehurazi? Mos më prek me dorë. A është zyrë e juaja apo jo. A është zyrë e PS-se pse vini fshehurazi. 

Në disa momente ka pasur dhe përplasje fizike me një nga përfaqësuesit e PD-së./Syri.net