Zgjedhjet e 11 majit/ 55 mijë vota të pavlefshme, më pak se në vitin 2021

14 Maj 2025, 19:01 / POLITIKË ALFA PRESS

Zgjedhjet e 11 majit/ 55 mijë vota të pavlefshme, më pak se

Nga numrat tek emrat në fletën e votimit. Ky ndryshim në fletë nga parlamentaret e 2021-shit tek ato të këtij viti ka rezultuar pozitiv. Në këto zgjedhje të 11 majit 2025 ka më pak fletë votimi të pavlefshme.

Duke qenë se këtë vit në fletën e votimit në të njëjtën kolonë me emrin e partisë ishin të listuar emrat e kandidatëve për deputetë sipas qarqeve, dhe nuk ishin vetëm me numra si në 2021-shin, qytetarët duket se e kanë pasur më të lehtë të votojnë saktë. Deri më tani nga 1,461,258 vota brenda vendit, vetëm 3.7% kanë dalë të pavlefshme. Në total janë 55,463 të shpallura të pavlefshme, për arsye të ndryshme.

Sipas raportimeve një pjesë e votave të pavlefshme ka qenë e qëllimshme, me një X gjithë fletën apo me shkrime të ndryshme, ose e lënë e bardhë. Por ka pasur gabime në votim e njërës parti dhe kandidatin e një partie tjetër, apo votë për dy kandidatë në një kolonë. Qarqet me numrin më të madh të votave të pavlefshme janë Tirana me 16.753 vota, Elbasani me 5971 vota, Fieri me 5621 dhe Durrësi me 5243 vota të pavlefshme.

Ndërsa në Gjirokastra, Kukësi dhe Lezha janë më pak problematikët, pasi janë qarqet ku ka pasur më pak vota të pavlefshme.

Krahasimi me zgjedhjet e kaluara

Në parlamentaret e 2021-shit, votuan 1.6 milionë shqiptarë, dhe 5% e votave dolën të pavlefshme, ose rreth 83 mijë vota. Zgjedhjet e prillit të para 4 viteve shënuan edhe numrin më të madh të votave të pavlefshme në rang kombëtar.

Qytetarët në zgjedhjet e kaluara u ngatërruan tek numrat, pasi në fletën e votimit kandidatët nuk ishin të shënuar me emra, por me numra dhe qytetarët duhet të mbanin mend kush ishte numri i deputetit që donin të votonin. Po ashtu edhe në ato zgjedhje pasi votim e njërës parti dhe kandidatin e një partie tjetër.

Viti 2025
Vota 1,461,258
Vota të pavlefshme 55,463
Të pavlefshme 3.7%

Viti 2021
Vota 1,662,274
Vota të pavlefshme 83,059
Të pavlefshme 4.9%

Viti 2017
Pjesëmarrja 1.613.810
Vota të pavlefshme 31.898
Të pavlefshme 1,98%

Viti 2013
Vota 1,749,358
Pavlefshme 24,279
Të pavlefshme 1.3%.

 

Po ndodh...