Zgjedhjet e 11 majit në Shkodër/ Harta politike, PS kërkon revansh, PD vjen me mungesa, Euroatlantikët surpriza e madhe

22 Prill 2025, 17:24 / POLITIKË ALFA PRESS

Zgjedhjet e 11 majit në Shkodër/ Harta politike, PS kërkon

Shkodra nuk do të jetë një bastion i lehtë për partitë në 11 maj, në Shkodër janë në lojë 11 mandate dhe në zgjedhjet e 4 viteve me përpara, PS mori 3 mandate, PD 5, PSD e Tom Doshit mori 2 mandate dhe LSI 1 mandat.

Afro 2 vite më parë, në 2023 PS mori Shkodrën për herë të parë me Benet Becin, që sot drejton dhe fushatën e socialistëve për betejën e 11 majit.
Listën e Shkodrës Rama ka vendosur ta rinovojë, duke futur në listën e mbyllur emra të rinj.
PS ka shtuar dhe mandatin e LSI që në 2021 e ka siguruar Agron Çela, vajza e të cilit garon në listën e mbyllur të PS në zgjedhjet e 11 majit. Synimi është që në gjurmët e marrjes për herë të parë të bashkisë në 14 maj 2023, PS të vazhdojë revanshin në kryeqendrën e të djathtës shqiptare.

Nga ana tjetër dhe PD shkon e ndarë në zgjedhje. Emra si Voltana Ademi, Helidon Bushati apo dhe Zef Hila i mungojnë listës së PD, kurse disa emra si Ramiz Çobaj, Xhemal Bushati dhe Xhevdet Amuli i janë bashkuar Lulzim Bashës me Koalicionin Euroatlantik.

Me këto figura të dashura dhe respektuara, duket se Euroatlantikëve në Shkodër, do të jenë surpriza e zgjedhjeve me të paktën një mandat, por me gjada edhe më shumë.
Dhe PSD e Tom Doshit synon një rezultat të mirë në këto zgjedhje, duke qënë së në 2023 oayën rritje pasi PSD arriti të merrte dhe shumicën e këshillave bashkiakë.
Ndërsa PD duket se ka lënë në harresë Pukën, Fushë Arrëzin e Vaun e Dejës të cilat nuk kanë kandidat në listën e mbyllur. Po ashtu dhe ish kreu i bashkisë Bardh Spahia është lënë në listën e hapur, pra dhe nëse PD del me 4 mandate ai nuk do jetë në parlament. Do ti duhen 5 mandate PD dhe votat personale që ai të marrë mandat.

Sa vota morën partitët në 2021?
Lulzim Basha mund të themi se e fitoi Shkodrën me listën e 2021, ai arriti të merrte 5 mandate deputetëshm, ndjekur me 3 PS, 2 PSD dhe 1 LSI.
Fitorja e koalicionit opozitar ishte 6 me 5 në favor të Bashës.
Në atë kohë një parti tjetër vinte nga e djathta ajo e Jozefina Topallit që arriti të merrte në të gjithë qarkun vetëm 1300 vota.

Rezultati në 2021
PD-47.205
PS-30.296
PSD-16.425
LSI-10.100

Për sa i përket 2023 PD arriti të merrte bashkinë e Pukës dhe Fushë Arrëzit, por humbi Malësine e Madhe dhe Shdodrën.

Në Shkodër PD atëhere e drejtuar nga Alibeaj, nuk garoi në zgjedhje në asnjë bashki, kështu që votat e djathta u grumbulluan në thesin e PD ose i bojkotuan të dy kandidatët.

Në Malësinë e Madhe PD humbi me një diferencë 2200 vota, e ndërsa në Shkodër Benet Benci mundi thellë Bardh Spahinë me një diferencë 11.700 vota.

Bazuar në atë rezultat PSD mund të marrë më shumë se Berisha dhe se Euroatlantikët e Bashës mund të prodhojnë mandat deputeti./Alfapress.al

 

Po ndodh...