Zgjedhjet e 11 Majit! Shabani: Po marrim pjesë në një garë të pabarabartë, por unë besoj se do fitojmë!

9 Prill 2025, 21:37 / POLITIKË ALFA PRESS

Zgjedhjet e 11 Majit! Shabani: Po marrim pjesë në një garë

Kreu i Nisma Thurja, Endri Shabani, foli sot në emisionin Open në News 24 për fushatën elektorale dhe betejën e partive të reja për të fituar terren në këto zgjedhje.

Shabani tha se ai është i përgjegjshëm se po merr pjesë në një garë të pabarabartë, megjithatë ai u shpreh i bindur se do të fitojë.

Endri Shabani: Shqipëria e 2025 ka ndryshuar. Tani njerëzit e kuptojnë se nuk mund të rrije tetë vite e të iki kryeministri, por do duhet të aktivizohen duke votuar dhe duke u angazhuar në parti që ata i besojnë më tepër.

Kemi një aktor të ri, i cili është SPAK, i cili ishte në fillimet e veta në 2021. Shumë nga drejtorët që në 2021 ishin duke blerë vota, sot janë në burg. Kjo sa i përket palës përballë.

Kemi një PD që është e shpartalluar nga pikëpamja e organizimit të brendshëm, garon me një listë që nuk ofron asgjë të re, dhe kemi një koalicion të të rinjve që praktikisht e kanë krijuar bindjen se këtu nuk mund të ecet përpara me forcat e vjetra.

Kemi për herë të parë në historinë e Shqipërisë votën e diasporës, besoj një pjesë më e madhe e tyre do votojë për ndryshimin dhe forcat e reja.

Në këtë pikë ne as nuk kemi thënë e as nuk do themi që na kanë vjedhur votat, që gara është e pabarabartë këtë e dimë. Po marrim pjesë në një garë të pabarabartë e megjithatë unë besoj se do fitojmë.

Shqipëria e 2025 një Shqipëri që ofron më shumë shpresë për ndryshim se çdo kishte ndodhur në vitin 2021.

 

Po ndodh...

ide