“Nuk ka kthim pas…”, Aldo Marku zbulon arsyen e divorcit me bashkëshorten

Gjatë një interviste në “Big Brother Radio” me Elona Duron, ish-banori i “BBV” Aldo Marku foli hapur për ndarjen nga ish-bashkëshortja, duke treguar se marrëdhënia e tyre kishte arritur një pikë ku nuk funksiononte më.
“Ka ardhur një moment që nuk po e flisnim më të njëjtën gjuhë,” u shpreh ai, duke theksuar se edhe pse ndarja nuk është e lehtë, ndonjëherë është e nevojshme për të ruajtur qetësinë dhe mirëkuptimin.
Aldo shtoi se vendimi ishte i përbashkët dhe i mirëmenduar: “Ne vendosëm të ndaheshim që vajza jonë të mos rritej në një ambient me tensione.”
Pavarësisht ndarjes, ai theksoi se respekti mes tyre mbetet i pandryshuar: “Nuk është se nuk kemi respekt për njëri-tjetrin, përkundrazi, është një njeri që më ka dhënë një dhuratë të jashtëzakonshme, vajzën tonë.”
Në fund, Aldo e bëri të qartë se ky vendim është përfundimtar: “Nuk ka kthim pas. Unë jam shumë mirë me këtë që kam vendosur.”
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


