Zgjedhjet/ PS shkon në 83 mandate, PD zbret në 50, Mundësia merr mandatin e dytë

13 Maj 2025, 21:19 / POLITIKË ALFA PRESS

Zgjedhjet/ PS shkon në 83 mandate, PD zbret në 50, Mundësia merr

Kur kanë mbetur edhe 64 kuti për tu numëruar, rezultati në rang kombëtar ka ndryshuar. Partia Socialiste ka shkuar në 83 mandate, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka zbritur në 50. Po ashtu edhe Partia Mundësia ka marrë mandatin e dytë.

Partia Socialdemokrate ka marrë tre mandate, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt dhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit nga nje mandat.

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) është fituese me 760,242 vota ose 52.2% të votave të përgjithshme.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) renditet i dyti me 495,716 vota ose 34.1%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) ka marrë 54,447 vota, duke zënë vendin e tretë me 3.7% të votave totale

 

ide