E papritur në fermë, Alba gjen "ngushëllim" në krahët e Big Mamës, a po "thyhen" barrierat mes dy rivaleve

29 Prill 2025, 17:41 / SHOWBIZ ALFA PRESS

E papritur në fermë, Alba gjen "ngushëllim" në

Pas tensioneve të forta me partnerin e saj Limi, Alba ka gjetur ngushëllim në një vend krejt të papritur, në krahët e Big Mamës. Dy vajzat, që prej ditës së parë në Ferma VIP kanë qenë në konflikt të hapur, por duket se situata emocionale e Albës ka sjellë një afrimitet të papritur.

Ajo ka shkuar në shtëpinë e Njishit, ku Big Mama po qëndron si kryeferme, dhe i ka kërkuar një përqafim. E habitur nga ky veprim, Big Mama e ka pyetur me dyshim:

Mos po bën prapë filma? Çfarë ke? Ka ndodhur diçka? A ndihesh fajtore për diçka?

Alba është përgjigjur thjesht: “Kisha nevojë për një përqafim.”

Ky moment i papritur duket se ka zbutur marrëdhënien e tyre, duke hapur rrugën për një bisedë më të qetë në praninë e fermerëve të tjerë. Megjithatë, Big Mama e ka ruajtur tonin kritik, duke i kujtuar Albës që të jetë e sinqertë me qëllimet e saj:

Alba, po dalim jashtë vetes. Unë lojëra nuk di të bëj. Të kam thënë si është puna, ti e menaxhon vetë. Nëse e shfrytëzon këtë për filma dhe për të qenë pjesë e Prime, unë s’di çfarë të them.”

Rikthimi i kontaktit njerëzor mes dy vajzave ka sjellë komente të shumta nga publiku, duke ngritur pyetjen: a është ky fillimi i një miqësie të re, apo një moment i përkohshëm emocional në kushtet e presionit të lojës?