Foto/ Gjesti firmos me SGM Management një kapitull i ri nis për artistin premtues
7 Maj 2025, 15:59 / SHOWBIZ

SGM Management ka zyrtarizuar bashkëpunimin me artistin që është bërë një ndër emrat më të lakuar pas fitores në “Big Brother VIP” – Gjesti.
Në një postim në rrjetet sociale, label-i njoftoi se artisti është tashmë pjesë e familjes së tyre muzikore, duke sinjalizuar nisjen e një kapitulli të ri në karrierën e tij.
Me një identitet të veçantë dhe prani magnetike që e dalloi gjatë gjithë rrugëtimit të tij në reality show, Gjesti duket se është gati të shndërrohet nga një fenomen televiziv në një forcë të re në muzikë.
“Jemi shumë të lumtur ta mirëpresim në ekipin tonë,” shprehet SGM, duke lënë të nënkuptohet se projektet e para nuk do të vonojnë.
Pas kamerave dhe dritave të Big Brother-it, Gjesti sapo hapi dritaren drejt skenës.

Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
