
“Kur ikën, u mbylla dhe qaja në banjo!”- Rrëfehet Ermal Meta, artisti shqiptar zbulon dy vajzat e adoptuara në Shqipëri: Jam bërë baba tre vite më parë! Kur i njoha ishin 15-vjeçe

Këngëtari Ermal Meta, në një rrëfim për karrierën, familjen dhe gruan e tij, ka zbuluar për herë të parë se është bërë baba tre vite më parë, dhe jo vitin e kaluar, me ardhjen në jetë të vajzës së tij dhe të Chiaras, Fortuna.
Në një intervistë, artisti shqiptar ka folur për dy vajzat që do të birësojë dhe që jetojnë akoma në një jetimore në Shqipëri. Ai ka zbuluar se ai dhe partnerja e tij, Chiara, kanë pasur një angazhim afatgjatë me një shtëpi fëmijësh, ku kujdesen për vajza dhe gra.
Ata janë takuar me vajzat kur ato ishin 15 vjeçe, gjatë vizitave të shpeshta në këtë shtëpi. Megjithatë, për shkak të faktit që ata nuk ishin të martuar, nuk mund të bëheshin prindër të ligjshëm për to.
“I kemi njohur kur ato ishin 15 vjeçe, por, duke qenë se nuk ishim të martuar, nuk mund të adoptonim. Në qershor do të bëjnë 18 vjeç dhe do të mund të vijnë të jetojnë me ne. Por, ju them, ato janë tashmë vajzat tona prej tre vitesh. Nuk kam folur kurrë për këtë…”, tregoi ai.
Ermal Meta tregon se ishte në Bari për të kënduar, kur ajo që kujdesej për dy vajzat e telefonoi dhe i tha se ato ishin në qytet për një treg bamirësie.
Siç tregon ai, ky ishte momenti kur ai vendosi t’i takonte, pas i ftoi vajzat që të kalonin verën me të dhe Chiarën. Meta tregon se kur ato u larguan, ai e kuptoi se nuk mund të kalonte dot pa to. Ky moment shënoi një kthesë të madhe për të.
Ai i përshkruan emocionet e tij si një “prerje” në zemër, duke shpjeguar se, ndonëse ajo që kaluan vajzat ishte e vështirë dhe e dhimbshme, ai e ndjeu se ishte bërë babai i tyre në atë moment.
“Në momentin që ato u larguan një verë, dhe kuptova që nuk mund të bëja dot pa to… Shikoni, gjithçka ishte e rastësishme… Duhej të isha në Romë, pastaj në Milano, por në vend të kësaj isha në Bari duke kënduar. Më thërret motra që i rriti dhe shpëtoi vajzat, që unë i njihja për shkak të vizitave të shumta në atë shtëpi fëmijësh, dhe më thotë se ato janë në qytet për të bërë një treg bamirësie.
Atëherë shpresova t’i takoja dhe ajo ditë ishte ditëlindja e Lumes, por nuk e dija, po ashtu dhe ditëlindja e mamasë sime, me të cilën do të festoja atë natë. I mora dhe shkoj për drekë me ta. Ndërkohë po prisja një telefonatë nga një mik që duhej të më jepte një përgjigje për pushimet që do të bënim.
Pasi ai më shkroi dhe për të dytin vit më dha një premtim të rremë. Atëherë, ndërsa isha në makinë me to, u ktheva dhe u thashë: “A keni ndonjë plan për këtë verë?” “Ah, jo, asgjë.” “Nëse doni të vini në pushime me mua dhe me Chiara…”. Ato u gëzuan shumë, motra më shikoi e befasuar, dhe unë më pas kuptova se nuk e kisha pyetur ende Chiara. Kështu që u ktheva në shtëpi dhe i thashë: “E dashur, duhet të të them diçka”. I shpjegova dhe ajo ishte po aq e gëzuar”, rrëfen ai.
Po ashtu ai ka treguar edhe momentin kur ato mësuan se Chiara ishte shtatzënë. Ermal Meta tha se ishte një moment emocionues, dhe se i ka siguruar ato se asgjë nuk do të ndryshonte në raportin e tyre me to.
Ai shpjegoi se ato, për shkak të eksperiencës së jetimores, kishin frikë se do të injoroheshin.
“Ishte një moment i jashtëzakonshëm. Ato u panë me njëra-tjetrën… Unë i sigurova menjëherë: “Nuk ndryshon asgjë, do të keni një motër më shumë”. Ato përpiqeshin të dukeshin të lumtura. Por e kuptoj, sepse në jetimoren ku qëndronin, kur vinin çifte, vajzat më të mëdha gjithmonë ndiheshin të lëna mënjanë. Më kishin shpjeguar se vajzat më të mëdha nuk priten nga askush. Dhe unë iu përgjigja instinktivisht: “Por unë ju dua juve””, ka treguar ai.
Në fund, artisti shqiptar u shpreh tejet i emocionuar për ardhjen e vajzave së shpejti në Itali.
Jeni të emocionuar për ardhjen e tyre?
“Shumë, nuk presim dot, kemi rregulluar tashmë dhomat. Ka kaq shumë dashuri që i pret”, tha ai.
Pjesë intervista e Ermal Metës
Më pas vitin e kaluar lindi Fortuna.
Dhe e pashë kaq të vogël, kaq të pambrojtur… Edhe pse në të vërtetë dyshimet më të forta më erdhën më herët, kur u bëra baba, tre vite më parë.
Partnerja ime, Chiara dhe unë së shpejti do të kemi dy vajza të tjera që deri tani kanë qenë në një jetimore në Shqipëri. I kemi njohur kur ato ishin 15 vjeçe, por, duke qenë se nuk ishim të martuar, nuk mund të adoptonim. Në qershor do të bëjnë 18 vjeç dhe do të mund të vijnë të jetojnë me ne. Por, ju them, ato janë tashmë vajzat tona prej tre vitesh. Nuk kam folur kurrë për këtë….
Si i keni takuar, mund ta tregoni?
Punonim me këtë shtëpi fëmijësh që pret vajza dhe gra që shpesh kanë histori të tmerrshme pas vetes. Takoheshim gjithmonë, nga atëherë, ose ne shkonim te ato ose ato vinin këtu, kemi qenë të angazhuar për këtë çështje për vite të tëra.
Kur e kuptuat që ishit bërë babai i tyre?
Në momentin që ato u larguan një verë, dhe kuptova që nuk mund të bëja dot pa to… Shikoni, gjithçka ishte e rastësishme… Duhej të isha në Romë, pastaj në Milano, por në vend të kësaj isha në Bari duke kënduar. Më thërret motra që i rriti dhe shpëtoi vajzat, që unë i njihja për shkak të vizitave të shumta në atë shtëpi fëmijësh, dhe më thotë se ato janë në qytet për të bërë një treg bamirësie. Atëherë shpresova t’i takoja dhe ajo ditë ishte ditëlindja e Lumes, por nuk e dija, po ashtu dhe ditëlindja e mamasë sime, me të cilën do të festoja atë natë. I mora dhe shkoj për drekë me ta. Ndërkohë po prisja një telefonatë nga një mik që duhej të më jepte një përgjigje për pushimet që do të bënim. Pasi ai më shkroi dhe për të dytin vit më dha një premtim të rremë. Atëherë, ndërsa isha në makinë me to, u ktheva dhe u thashë: “A keni ndonjë plan për këtë verë?” “Ah, jo, asgjë.” “Nëse doni të vini në pushime me mua dhe me Chiara…”. Ato u gëzuan shumë, motra më shikoi e befasuar, dhe unë më pas kuptova se nuk e kisha pyetur ende Chiara. Kështu që u ktheva në shtëpi dhe i thashë: “E dashur, duhet të të them diçka”. I shpjegova dhe ajo ishte po aq e gëzuar.
Për mrekulli. Edhe pse kuptova se nuk flija kurrë, i mbaja gjithmonë veshët hapur. Një shqetësim i përhershëm. Pastaj u kthyem në shtëpi, dhe një moment të caktuar ato u larguan. Unë dhe Chiara gjetëm një heshtje të pabesueshme, ato bënin zhurmë dhe papritur ra një heshtje e frikshme, dhe fillova të qaj si një fëmijë, nuk mund të ndaloja. U mbylla në banjo dhe qaja. Pastaj u dakordësova me motrën që, kur ato të ktheheshin, sepse kishin shkuar te familje të tjera për verë, sipas marrëveshjeve të mëparshme, do t’i mbanim edhe 15 ditë të tjera. Po ashtu, natyrisht, nuk është gjithçka si në përralla sepse ato, që janë jetimore, kanë histori shumë të trishtueshme pas vetes. Njëra prej tyre, ajo më e vështira, ishte shumë e mbyllur ndaj çdo lloj kontakti. Me Chiara shkonte më mirë, me mua asgjë, dhe kjo ishte një shenjë e qartë për traumat që kishte kaluar.
Kur erdhi koha për të thënë lamtumirë, ajo doli, pastaj u kthye. Qëndroi përpara meje dhe… Po lëkundej. “A harrove diçka?” E pyeta unë. Ajo tha jo. “Atëherë pse u ktheve?” Dhe, në një çast, ndoshta donte të përqafohej, nuk më përqafoi mua, por mbështeti kokën këtu (tregon gjoksin e saj dhe emocionohet).
Le ta harrojmë. Sa herë që mendoj për këtë, është një prerje. Ishte një kontakt i çmendur, një moment i pabesueshëm, aty u bëra babai i tyre. U përpoqa menjëherë të kuptoja se si mund të vepronim.
Nuk mund të bëni adoptim sepse nuk ishit të martuar.
Kemi ndjekur edhe këshillat e motrës, ato mbaruan shkollën e mesme në Shqipëri dhe tani, pasi bëhen të rritura, do të mund të vijnë të jetojnë me ne.
Si reaguan vajzat tuaja kur iu thatë se Chiara ishte shtatzënë?
Ishte një moment i jashtëzakonshëm. Ato u panë me njëra-tjetrën… Unë i sigurova menjëherë: “Nuk ndryshon asgjë, do të keni një motër më shumë”. Ato përpiqeshin të dukeshin të lumtura. Por e kuptoj, sepse në jetimoren ku qëndronin, kur vinin çifte, vajzat më të mëdha gjithmonë ndiheshin të lëna mënjanë. Më kishin shpjeguar se vajzat më të mëdha nuk priten nga askush. Dhe unë iu përgjigja instinktivisht: “Por unë ju dua juve”.
Jeni të emocionuar për ardhjen e tyre?
Shumë, nuk presim dot, kemi rregulluar tashmë dhomat. Ka kaq shumë dashuri që i pret.
Plotësisht, një romantik i madh. Dhe nuk ka asgjë të keqe të jesh i tillë.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128