Rogerti s’ndalet me Selin! Sërish akuza pas primes: Ti do vetëm burra me lekë

Tensionet brenda shtëpisë së “BBV’, vazhdojnë të rriten ditë pas dite.
Gjatë ditës së sotme ‘e mërkurë’, Rogerti është përfshirë sërish në një debat me konkurrenten Selin, duke përdorur deklarata të rënda që kanë shkaktuar reagime të shumta. “Ti do vetëm çuna me lekë, burrë me lekë. Gimbon e mban vetëm për lojë”, iu drejtua ai banores, duke e akuzuar për interes material, ende pa kaluar 24 orë nga falja që i kërkoi për fjalët e pahijshme drejtuar banores.
Ashtu sikurse e përmendëm dhe më sipër, kjo nuk është hera e parë, dhe Rogerti është përballur me kritika për mënyrën e komunikimit brenda shtëpisë. Edhe në spektaklin e së martës, ai u vu në qendër të vëmendjes për gjuhën e përdorur ndaj Selinit dhe jo vetëm, çka nxiti reagime si nga banorët, ashtu edhe nga publiku jashtë.
Kujtojmë që Rogerti u largua nga formati të martën, por u rikthye sërish pas një kohe të shkurtër, pasi bëri një ‘xhiro’ në studio, duke vazhduar lojën me të njëjtin intensitet. Qasja e tij e drejtpërdrejtë dhe konfrontuese po e shndërron në një nga figurat më polemike të këtij sezoni.
View this post on Instagram
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128