Shpallet fajtor aktori francez Gerard Depardieu

13 Maj 2025, 20:44 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Shpallet fajtor aktori francez Gerard Depardieu

Aktori i njohur francez 76-vjeçar, Gerard Depardieu, është shpallur fajtor për sulm seksual ndaj dy grave dhe është dënuar me 18 muaj dënim me kusht.

Ai ka luajtur në më shumë se 200 filma, u dënua nga një gjykatë në Paris për ngacmimin seksual të dy grave gjatë xhirimeve të filmit të vitit 2021, Les Volets Verts.

Avokati i tij njoftoi se Depardieu do të apelonte këtë vendim. Raportohet se dy gratë ishin të angazhuara në role pas skenës gjatë xhirimeve të filmit. Ata deklaruan se kishin frikë të flisnin në atë periudhë dhe se kishin ndjerë intimidim nga ana e Depardieu. Njëra nga gratë, e quajtur Amelie, një dizajnuese e seteve, tha në gjykatë se Depardieu e kishte marrë atë mes këmbëve të tij ndërsa ajo po përpiqej të kalonte përmes një korridori dhe më pas i kishte kaluar duar mbi trupin e saj.

Nga ana tjetër Depardieu ka mohuar akuzat, dhe ka marrë mbështetje nga shumë aktorë, regjisora dhe madje edhe nga presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili më parë e kishte cilësuar aktorin si “lavdinë e Francës”.

 

 

Po ndodh...