Të shtëna pranë rezidencës së Rihanna-s dhe A$AP Rocky-t, reperi thyen heshtjen!

A$AP Rocky ka reaguar publikisht për incidentin që përfshiu familjen e tij në fillim të këtij viti, kur një grua dyshohet se qëlloi me armë pranë rezidencës ku ai jeton me Rihanna-n dhe fëmijët e tyre në Beverly Hills. Në një intervistë të fundit për revistën VIBE, reperi amerikan rrëfeu se ngjarja ka lënë gjurmë të forta tek ai dhe familja e tij, duke e cilësuar atë si një nga momentet më të vështira që ka përjetuar.
“Kur dikush përpiqet të kërcënojë sigurinë tënde dhe të njerëzve që do, është diçka që të prek thellë,” u shpreh artisti, duke shtuar se pas incidentit e ka pasur më të vështirë të ndihet i qetë dhe i lirë.
Sipas hetimeve, më 8 mars një grua e identifikuar si Ivanna Lisette Ortiz dyshohet se mbërriti pranë pronës së çiftit dhe hapi zjarr me një armë gjysmëautomatike. Për fat të mirë, nga të shtënat nuk pati persona të lënduar. Burime pranë familjes kanë bërë të ditur se Rihanna u trondit nga ngjarja, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet për të zbardhur motivet e mundshme të sulmit.
Ortiz është përballur me akuza serioze, përfshirë tentativë vrasjeje dhe sulm me armë ndaj një banese të banuar. Ajo ka mohuar akuzat në gjykatë dhe mbahet në paraburgim me një garanci prej 1.875 milionë dollarësh. Ndërkohë, mbetet ende e paqartë se çfarë e nxiti këtë akt, ndërsa mbrojtja e saj ka ngritur pikëpyetje lidhur me gjendjen e saj mendore. Gjykata, megjithatë, ka vendosur që çështja të vijojë normalisht.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128