
U denoncua i humbur, këngëtari: Ika se nuk duroja dot gruan

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Prizren, ku këngëtari Vllaznim Krasniqi u denoncua nga bashkëshortja e tij si i zhdukur, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi për disa ditë.
Më 6 prill Krasniqi udhëtoi drejt Topliqanit të Suharekës për të kënduar në një lokal nate.
Duke qenë se nuk u kthye më, bashkëshortja e tij alarmoi Policinë më 9 prill. Në komisariat thuhet se partnerja e tij deklaroi se nuk kishte asnjë kontakt me të dhe se ai u zhduk papritmas pa lënë gjurmë.
Gjatë dëshmisë ajo përshkroi më shumë pamjen e tij dhe veshjen që kishte pasur.
Mirëpo këngëtari u paraqit vetë në Stacionin Policor të Prizrenit, duke sqaruar se ishte larguar me dëshirën e tij dhe se nuk dëshironte më të jetonte me bashkëshorten, për shkak të problemeve që kishte me të.
Gazeta Sinjali raporton se këngëtari tregon se gjatë këtyre ditëve kishte qëndruar në motele të ndryshme në Prizren dhe kishte shmangur kontaktet me të.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128