Voton Lim Hoti, del nga Ferma VIP për të ushtruar të drejtën e tij

11 Maj 2025, 16:02 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Voton Lim Hoti, del nga Ferma VIP për të ushtruar të drejtën

Për herë të parë në Shqipëri një pjesëmarrës në një reality show ka lënë garën për të ushtruar të drejtën e votës.

Fermeri Lim Hoti, konkurrent në spektaklin “Ferma VIP”, ka dalë nga programi përkohësisht për të votuar në qendrën e tij të votimit, në shkollën e mesme në Babrru.

Udhëtimi i tij është ndjekur live nga produksioni i Ferma VIP, duke e kthyer momentin në një ngjarje mediatike me simbolikë të fortë qytetarie.

Është shumë speciale, vendimin e kam marrë ka kohë. Mos e humbni besimin.

Rruga e duhur dihet kush është. Dy zgjedhje në vit – fituam në Fermë, do fitojmë edhe këtu.

Bëhet fjalë për të ardhmen tonë, votoni dhe mos humbni besimin“, u shpreh Hoti pasi hodhi votën.

 

 

Po ndodh...