
88 pasime të sakta dhe 3 duelet të fituara, Bajrami shkëlqen si titullar me fanellën e Benfikës

11 Prill 2025, 16:08 / SPORT
Moment special për mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare, Ardian Bajrami, i cili së fundmi luajti për herë të parë me fanellën e Benfikës në një ndeshje zyrtare, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 5 me 0 ndaj Tirsenses në Kupën e Portugalisë, në duelin e parë gjysmëfinal.
Bajrami luajti nga minuta e parë deri në fund, duke bërë një paraqitje dinjitoze. Ky ishte edhe debutimi i mbrojtësin shqiptar me skuadrën e parë të Benfikës, duke e justifikuar plotësisht besimin e dhënë.
Bajrami u vlerësua me notën 7.1 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, teksa regjistroi 88 pasime të sakta nga 95 në total, si dhe fitoi 3 duele me kundërshtarët.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128