Alarm tek Interi, Lautaro në dyshim për gjysmëfinalen e kthimit ndaj Barçës

1 Maj 2025, 16:56 / SPORT ALFA PRESS

Alarm tek Interi, Lautaro në dyshim për gjysmëfinalen e kthimit

Prej kontrollit të topit, driblimit dhe pasimit, tek duart në fytyrë: një skenë që flet më shumë se çdo fjalë.

Lautaro Martinez e kuptoi menjëherë se diçka nuk shkonte, dhe tek Interi tani shpresojnë që ai thjesht të jetë dorëzuar përkohësisht për shkak të zhgënjimit dhe frikës se mund të humbasë një ndeshje jetike.

Argjentinasi pësoi një dëmtim në pjesën e parë të sfidës kundër Barcelonës dhe diagnoza e parë nga stafi mjekësor zikaltër flet për një mbingarkese muskulore në kofshën e majtë, një problem që do të kërkojë ekzaminime të detajuara ditën e nesërme për të përcaktuar shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit.

Në prag të sfidës së kthimit të martën në “Camp Nou”, ndjesitë nuk janë optimiste. Vetë trajneri Simone Inzaghi ka pranuar: “Do të jetë shumë e vështirë”, ndërsa Carlos Augusto ka shtuar: “Fola me të, do të bëjë gjithçka për të qenë në fushë”.

Por pa një analizë të qartë mjekësore, Interi nuk mund të bëjë plane.

Mungesa e Lautaros kundër Veronës është e sigurt, por rreziku i madh është që ai të mos jetë gati as për sfidën që mund t'i japë Interit një vend në finalen e Champions League.

Një goditje e rëndë, pikërisht në momentin kur ishte rikuperuar Marcus Thuram. Një kombinim që tifozët e Interit e kanë parë gjithnjë e më rrallë këtë sezon – “ThuLa” ka qenë shpesh peng i dëmtimeve.

Inzaghi vetë e pranoi se Lautaro ka mbajtur mbi shpatulla një ngarkesë të madhe: “Vinte nga 8 ndeshje radhazi, kemi pasur disa problemet të vogla gjatë këtyre takimeve”, la të kuptohet se ndoshta e ka përdorur më shumë seç duhej, ndoshta nga mungesa e alternativave reale në sulm.

Tani trajneri mund të detyrohet të zgjedhë mes Taremit, që pati një hyrje të mirë ndaj Barcelonës, dhe Arnautovic, ndërsa Correa është jashtë liste për Ligën e Kampionëve.

Nuk përjashtohet edhe ndonjë zgjidhje kreative, si vendosja e një mesfushori me tipare sulmuese përkrah Thuramit – Mkhitaryan apo Frattesi, një ide që nuk është parë këtë sezon, por që është përdorur në të kaluarën.

Ndërkohë, Interi mban frymën, duke pritur lajme nga infermieria: sepse pa kapitenin Lautaro, ëndrra europiane mund të bëhet edhe më e vështirë.

 

Po ndodh...