Ambient i tensionuar te Real Madrid, përplasje me Mbappe për shkak të dëmtimit dhe Botërorit

Te Reali i Madridit ambienti është i tensionuar. Ajo që ka bërë të diskutohet është gjendja fizike e Kylian Mbappe. Zyrtarisht, sulmuesi francez është viktimë e ndrydhjes së gjurit të majtë, por versioni i përsonave pranë futbollistit është ndryshe.
Sipas ‘Cadena Ser’ në Spanjë, ligamenti i pasëm i majtë i futbollistit është në limite dhe ndonëse raporti mjekësor flet për ndrydhje, dëmtimi i Mbappe është i rëndë. Dhe këtu nisin përplasjet me Real Madrid që ka fiksuar në 3 javë kohën e rikuperimit me shpresën që të ketë Mbappe për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampioneve me Manchester City në 17 mars.
Por Kylian Mbappe ka ide të tjera; dëshiron të kurohet dhe të marrë me qetësi rikuperimin e tij sepse Botërori është gjithnjë e më pranë. Një takim që 27 vjeçari nuk dëshiron aspak ta humbasë duke qenë se do të jetë ai lideri teknik i Francës. Tani mbetet për t’u parë sesi do të shkojë kjo histori. Cështja mund të pushohet nëse Reali i Madrid do të humbasë thellë ndeshjen e parë me Citizens, një skenar që Los Blancos nuk e urojnë aspak që të ndodhë.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128