Ancelotti paralajmëron Barcelonën: Në futboll gjithçka mund të ndodhë

15 Maj 2025, 10:42 / SPORT ALFA PRESS

Ancelotti paralajmëron Barcelonën: Në futboll gjithçka

Barcelona është shumë pranë fitimit të La Liga-s, por fitorja në sekondat e fundit e Real Madridit kundër Mallorca (2-1) ka shtyrë festën e blaugranave. Goli vendimtar u shënua nga Jacobo Ramon në minutën e 95-të, në debutimin e tij si titullar në “Bernabeu”.

Trajneri Carlo Ancelotti, pas ndeshjes u shpreh: “Jemi shumë të kënaqur, sepse duam ta përfundojmë mirë sezonin. Kjo ndeshje nuk nisi si duhet, por më pas skuadra bëri shumë mirë në të gjitha aspektet”. Ai shtoi: “Të kesh 12 lojtarë të dëmtuar është diçka vërtet e rrallë, por kemi treguar qëndrim të mirë si skuadër dhe individualisht”.

Për garën e titullit, Ancelotti theksoi: “Ne besojmë vetëm te fitorja në ndeshjen tonë të ardhshme, pastaj do të shohim çfarë ndodh. Katalanasit duhet ta luajnë ende ndeshjen e tyre për këtë javë të kampionatit, në futboll gjithçka mund të ndodhë”.

Barcelona ka 4 pikë avantazh ndaj Real Madridit dhe mund të shpallet kampione nëse fiton derbin e sotëm ndaj Espanyolit. Në rast barazimi ose humbjeje, gjithçka mbetet e hapur, por do të duhej një rrëshqitje e plotë e skuadrës së Flick për ta humbur titullin.

Po ndodh...