Arsenal-PSG, formacionet zyrtare të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve

29 Prill 2025, 20:44 / SPORT ALFA PRESS

Arsenal-PSG, formacionet zyrtare të gjysmëfinales së Ligës

Luhet sonte në “Emirates” akti i parë i gjysmëfinales së Champions League mes Arsenal-it dhe PSG-së.

Një sfidë ku nuk ka favoritë dhe çdo gjë është e hapur. “Topçinjtë” vijnë në gjysmëfinale pasi eleminuan pretendentin kryesor në fillim të sezonit për të fituar Champions League, Real Madridin.

PSG vjen në gjysmëfinale pasi eleminoi ekipin e dytë anglez, Aston Villa-n, pasi më parë kishte eleminuar Liverpool-in dhe tani synon të nxjerrë jashtë kompeticionit ekipin e tretë anglez.

Londinezët vijnë më disa mungesa të rëndësishme për shkak dëmtimesh, ndërsa parizienët nuk kanë asnjë mungesë dhe janë në kapacitetin e tyre të plotë.

Përsa i përket formacioneve startuese, Mikel Arteta dhe Luis Enrique kanë hedhur në fushë 11-tshet më të mira të mundshme.

Arsenal-PSG, formacionet zyrtare të gjysmëfinales së Ligës

 

Po ndodh...