
Arsyeja pse Ansu Fati nuk u bë shok skuadre me Muçin dhe Zhegrovën

Ansu Fati, 22 vjeç, po kalon një periudhë të vështirë te Barcelona.
Produkti i akademisë së famshme “La Masia” ka pasur shumë pak hapësira këtë sezon dhe është e vështirë të imagjinohet që do të ketë vazhdimësi në pjesën më të rëndësishme të kampionatit.
Pas një sezoni të komplikuar, gjithçka tregon se ai do të largohet gjatë verës, por në fakt, ai ka qenë shumë pranë një largimi që në fund të merkatos së janarit.
Këtë e ka zbuluar vetë presidenti i Besiktas, Serdar Adalı, i cili në një intervistë ka treguar se klubi turk kishte arritur një marrëveshje me Barcelonën për transferimin e sulmuesit spanjoll me origjinë nga Guinea-Bissau.
“Ansu Fati ishte në planet tona, së bashku me Patrick Berg dhe Samuel Dahl.
Pas ndeshjes së Europa League kundër Twente, kisha ndërmend ta sillja Fatin në Stamboll.
Madje arritëm edhe një marrëveshje me Barcelonën për transferimin e tij, por natën e eliminimit nga turneu na njoftuan se nuk do të vinte.
Lojtari ishte shumë i emocionuar dhe edhe babai i tij ishte kontaktuar, por eliminimi ynë nga Europa prishi gjithçka”, u shpreh Adalı.
Besiktas u eliminua më 30 janar nga faza e grupeve të Europa League, pas humbjes 1-0 ndaj Twente-s, duke mbetur jashtë fazës “playoff” pasi u rendit në vendin e 28-të, jashtë 24 skuadrave që kaluan më tej.
Kështu, Ansu Fati priti deri në fund të janarit për të vendosur nëse do të transferohej në Turqi, por eliminimi i papritur i klubit e ndërpreu të gjithë planin.
Megjithatë, me situatën e tij aktuale te Barça, një largim në verë duket gjithnjë e më i pashmangshëm.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128