Asllani i shënoi portierit “ekspert” të Serbisë, goli i dytë në dy ndeshje radhazi ishte me dedikim të veçantë

11 Maj 2025, 20:00 / SPORT ALFA PRESS

Asllani i shënoi portierit “ekspert” të Serbisë,

Kristjan Asllani la përsëri shenjën e tij në Serinë A, me golin e dytë të shënuar në dy ndeshje radhazi nga mesfushori i Kombëtares shqiptare. Pasi kishte shënuar një javë më parë ndaj Veronës në kampionat, Asllani ia doli të tundte rrjetën edhe ndaj Torinos.

Ashtu si në javën e kaluar, Asllani e bëri këtë nëpërmjet goditjes së një penalltie. Këtë herë kishte përballë portierin serb Vanja Milinkoviç-Saviç, i cili vlerësohet si një ekspert për penalltitë, teksa ka pritur shpesh të tilla.

Por mesfushori shqiptar ia doli që ashtu si një javë më parë, të mashtronte portierin dhe të çonte sferën në rrjetë.

Një gol të cilin Asllani e festoi me një dedikim të veçantë. Ai u kthye nga kamera dhe dërgoi një puthje duke thënë ”Mami”, një mesazh i qartë se kujt i kushtohej ky gol.

 

Po ndodh...