Basketboll meshkuj/ Teuta kalon Apoloninë dhe gjen Besëlidhjen në finale

21 Prill 2025, 16:07 / SPORT ALFA PRESS

Basketboll meshkuj/ Teuta kalon Apoloninë dhe gjen Besëlidhjen në

Besëlidhja – Teuta do jetë finalja e Superligës shqiptare në basketboll për meshkuj. Pasi lezhjanët e kishin siguruar më herët një vend në serinë e finalave, diçka të tillë bëri edhe Teuta duke kaluar Apoloninë.

Në ndeshjen e katërt mes tyre, në Pallatin e Sportit në Fier vendasit e Apolonisë u mposhtën 66-69 nga Teuta. Durrsakët e çojnë në 1-3 serinë e gjysmëfinaleve dhe marrin biletën për në finale.

Ashtu sikurse në sezonin e kaluar, Teuta do përballet me Besëlidhjen në finalet për titullin kampion, teksa lezhjanët mbeten favoritët për t’u konfirmuar në fron.

Superliga e basketbollit për meshkuj, gjysmëfinalet play-off:

Besëlidhja – Vllaznia, 78-65

Vllaznia – Besëlidhja, 74-92

Teuta – Apolonia, 82-81 (2-1)

Besëlidhja – Vllaznia, 95-79 (3-0)

 

Po ndodh...

ide