E pret Reali, Çabi Alonso konfirmon largimin e bujshëm nga Leverkuseni

9 Maj 2025, 14:49 / SPORT ALFA PRESS
E pret Reali, Çabi Alonso konfirmon largimin e bujshëm nga

Çabi Alonso ka konfirmuar largimin e bujshëm nga Leverkuseni. Trajneri spanjoll pritet të jetë zëvendësuesi i Karlo Ançelotit te Reali.

Vetë Alonso foli në konferencë për shtyp para ndeshjes së ardhshme, që Leverkuseni ka me Dortmundin. “Këtë javë me klubin kemi rënë dakord që këto dy ndeshje do të jenë të fundit si trajner i Leeverkusenit”, tha ndër të tjera trajneri spanjoll.

Alonso kishte kontratë të vlefshme deri në fundin e sezonit të ardhshëm. Të gjithë e presin te Reali tashmë.

43-vjeçari ndërkohë bëri mjaft mirë në Gjermani. Suksesi kryesor ishte fitimi i Bundesligës në edicionin e kaluar.

Po ndodh...