
Edhe Barcelona me probleme, Koundé mungon në sfidën vendimtare ndaj Interit

Barcelona ka marrë një goditje të rëndë në prag të sfidës së kthimit ndaj Interit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Klubi katalanas ka konfirmuar zyrtarisht se Jules Koundé ka pësuar një dëmtim muskulor dhe nuk do të jetë i gatshëm për takimin e së martës që do të vendosë fatin e një bilete për në finalen e madhe.
Në një komunikatë zyrtare, Barça bëri të ditur:
“Ekzaminimet mjekësore të kryera në mëngjes për Jules Koundé kanë zbuluar një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së majtë. Rikthimi i tij në fushë do të varet nga ecuria e rikuperimit klinik.”
Mbrojtësi francez u detyrua të lërë fushën në pjesën e parë të përballjes së parë kundër Interit, pas një problemi muskulor në kofshë.
Fillimisht, pati shpresë se bëhej fjalë për një shqetësim të lehtë, por analizat mjekësore kanë zbuluar një dëmtim të mirëfilltë, që e përjashton nga sfida e kthimit.
Mungesë e madhe për Flick, i cili humbet një element të rëndësishëm të prapavijës, veçanërisht përballë një skuadre si Interi që është shumë efikase në tranzicione dhe kërkon shpesh hapësirat pas krahëve të mbrojtjes.
Koundé, përveçse garantonte mbulim të mirë në mbrojtje, ishte edhe një lojtar me aftësi të mira në dalje me topin.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128