
‘El Clasico’ me Barcelonën, shansi i fundit i Realit për titullin në La Liga

“El Clasico” e futbollit spanjoll mes Barcelonës dhe Realit të Madridit në javën e 35-të të La Liga-s (Montjuiç, e diel, 11 maj, ora 16:15), është shansi i fundit i skuadrës së Ançelotit për të fituar një titull që konsiderohet i madh këtë sezon.
I detyruar të fitojë për të ngushtuar diferencën me Barcelonën në një pikë dhe për të korrigjuar formën e tyre të dobët si mysafirë dhe paqëndrueshmërinë në ditët e caktuara, Reali e di fare mirë se kjo ndeshje vlen më shumë se thjesht prestigj.
I eliminuar në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve nga Arsenali dhe pas humbjes në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës, të njëjtit kundërshtar ku humbën dhe Superkupën e Spanjës, opsioni i vetëm i mbetur i Realit të Madridit është La Liga si një “strehë e sigurt” përpara Kupës së Botës për Klube, një sezon në të cilin kanë fituar Superkupën e Evropës dhe Kupën Ndërkontinentale.
Dy tituj nuk janë të mjaftueshëm për Karlo Ançelotin për të përmbushur kontratën njëvjeçare që ka nënshkruar.
Sukseset ndaj Dortmundit, Mançester Sitit e Atletikos së Madridit janë të vetmet suksese prestigjioze, të gjitha në Ligën e Kampioneve, të një sezoni të shënuar nga mungesa e rezultateve pozitive të vazhdueshme.
Vetëm tri seri fitoresh radhazi me nga pesë ndeshje në një kalendar shkatërrues për të cilin skuadra e tij ishte shumë e shkurtër për shkak të lëndimeve të vazhdueshme.
Dëmtimet e rënda pësuar nga Dani Karvahal dhe Eder Militao, dobësuan jo pak mbrojtjen e Realit të Madridit.
Tri humbjet në po kaq ndeshje kundër Barcelonës në këtë sezon (0-4 në Ligë, 2-5 në Superkupë, 2-3 në Kupën e Mbretit); Liga e Kampioneve me më shumë ndeshje të humbura (Lilë, Milan, Liverpul, Atletiko Madrid dhe dy kundër Arsenalit); dhe një pikë e dobët që ka kushtëzuar mbrojtjen e tij të titullit të ligës, ndeshjet larg “Santiago Bernabeu”.
Madridi është skuadra më e mirë në shtëpi në La Liga, me 47 pikë, pavarësisht humbjes në “El Clásico”-n e parë të sezonit dhe goditjes së papritur kundër Valencias (1-2).
Reali ka humbur gjithsej tetë pikë në shtëpi, ndërsa Barcelona kryesuese në La Liga ka lënë 11 pikë deri më tani në fushën e saj.
Ndaj problemi i ekipit të Ançelotit erdhi jashtë fushe, duke pësuar tri humbje dhe pesë barazime në 17 ndeshjet e tyre larg Madridit.
Me një nisje të dobët të sezonit, duke barazuar tri nga katër ndeshjet e para jashtë fushe kundër Majorkës, Las Palmasit dhe Atletikos, Vajekano dhe Osasuna më vonë plotësuan listën e barazimeve.
Për të vijuar me humbjet në Bilbao, Barcelonë kundër Espanjolit dhe Betisit që e kanë lënë Realin e Madridit pa një rrjetë sigurie në “Montjuiç” (Barcelonë) dhe gati t’i shtojnë edhe një vit 17 viteve pa fituar dy tituj radhazi në La Liga.
Kështu, Reali do të mbërrijë në Barcelonë, i vetëdijshëm se është treni i fundit për titull, pa parë përballjen kokë më kokë midis dy ekipeve këtë sezon dhe duke kujtuar performancën e tij të mirë në Barcelonë, pasi kishte fituar katër nga shtatë vizitat e tij të fundit, duke humbur vetëm një herë.

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
ide

Napoleoni u tregua revolucionar pa dashjen e tij


E djathta qytetare që ofron Lulzim Basha
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128