
Ernest Muçi lë pas dëmtimin, rikthehet në stërvitje pas 1 muaji

14 Maj 2025, 19:16 / SPORT
Ernest Muçi është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të grupit. Sulmuesi i Kombëtares ka lënë pas dëmtimin e pësuar, që e mbajti për 1 muaj larg fushës së blertë.
Sulmuesi i Kombëtares do të jetë një opsion më shumë për Besiktasin në javët e mbetur. Trajneri Solskjaer mund ta llogarisë për repartin e sulmit, ndërsa kanë mbetur edhe 3 javë për t’u luajtur.
Beshiktash synon pjesëmarrjen në Ligën e Europës për sezonin e ardhshëm. Aktualisht mban vendin e tretë, që të dërgon pikërisht në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm europian.
Samsunspor i rrezikon në javët e mbetura. Kjo pasi ndjek me vetëm 1 pikë më pak duke mbajtur vendin e katërt, që të dërgon në Ligën e Konferencës.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
Nga Erl Kodra
ide

Berisha fitoi, ne humbëm!
Nga Ermal Mulosmani

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte
Nga Neli Demi

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit
Nga Ervis Iljazaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128