
Federata del blof, nxjerr zbuluar VAR-in. Publikohet biseda e bujshme mes gjyqtarëve në Barcelona-Real

Barcelona fitoi dje përballë Real Madrid me rezultatin 4-3.
“El Clasico” u mbyll me shumë polemika për gjykimin, ndërsa katalanasit me 7 pikë më shumë në 3 javë mund të thuhet se janë të sigurt drejt titullit kampion.
Një rast ku VAR u bë protagonist, ishte anulimi i golit të pestë të Barcelonës në fund. Fermin Lopez gjeti rrjetën, por më parë topi ishte prekur me dorë.
Dhe në këtë rast, goli u anulua. Biseda nga dhoma e VAR dhe me gjyqtarin kryesor, u bë virale pas publikimit nga vetë federata.
“Falë zotit”, këto dy fjalë nga një zë i panjohur kanë ngritur dyshime te të gjithë.
Kryesori Hernandez Hernadez po fliste me Martinez Munues nga dhoma e VAR.
Martinez Munues: “Më dëgjo, Aleks, kemi vënë re një prekje me dorë të topit, ok? Të lutëm hajde shikoje”.
Zë i panjohur: “Falë zoti. Po, po, sigurisht”.
Hernandez Herandez: “Ok, perfekt. Le të vazhdojmë. E prek dorën e tij, po.
Topi do të shkonte jashtë. Tani më jep një kënd më të gjërë që të shoh gjithë aksionin dhe si përfundon.
Ok, perfekt. Dora është qartësisht e ngritur. Do ta anuloj si gol”.
https://streamin.one/v/18c41715

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128