FOTOLAJM/ U zhduk prej rastit të Polonisë, Jasir Asani zbulon gjendjen e Nedim Bajramit

28 Mars 2026, 15:19 / SPORT ALFA PRESS

FOTOLAJM/ U zhduk prej rastit të Polonisë, Jasir Asani zbulon gjendjen

Kombëtarja shqiptare ndodhet në Valencia, duke zhvilluar stërvitjen në kuadër të miqësores me Ukrainën. Humbja me Poloninë nuk është lënë pas “me zemër”, por fokusi tashmë është tek ndeshja e radhës.

Jasir Asani ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga seanca stërvitore, ku shfaqet krah Nedim Bajramit. Ky i fundit nuk ka reaguar ende pas humbjes në Varshavë, pasi humbi një rast të pastër goli, gjë që solli edhe revoltimin e tifozëve, të cilët e “kryqëzuan” në rrjetet sociale, tetovarin.

Por, Bajrami duket i fokusuar në ndeshjen tjetër, i cili po stërvitet krah Asanit. Kujtojmë që sfida që do të zhvillohet po në Valencia më 31 mars, do të startojë në orën 20:45.

FOTOLAJM/ U zhduk prej rastit të Polonisë, Jasir Asani zbulon gjendjen

 

Po ndodh...

ide