Fronëzimi i Papa Leoni XIV në Vatikan, Zelensky takohet me Vance dhe Rubio në Romë

18 Maj 2025, 16:32 / BOTA ALFA PRESS

Fronëzimi i Papa Leoni XIV në Vatikan, Zelensky takohet me Vance dhe

Nënpresidenti i SHBA-së, J.D. Vance, u takua sot në Romë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në takimin e tyre të parë pas përplasjes që patën në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt, njoftoi një zëdhënës.

Takimi mes të dyve, të cilët kishin shkëmbyer më herët në mëngjes një shtrëngim duarsh në Sheshin e Shën Pjetrit, gjatë ceremonisë së fronëzimit të Papa Leonit XIV, u zhvillua në rezidencën e ambasadorit amerikan në Itali, në prani edhe të ministrit të Jashtëm të SHBA-së, Marco Rubio.

Sipas një zyrtari ukrainas që foli për agjencinë franceze të lajmeve AFP, takimi mes Vance dhe Zelensky zgjati “rreth gjysmë ore”.

 

Po ndodh...