Zgjedhjet e 11 majit: Diaspora votë masive për PS-në, rezultati më i thellë në Berat me 75.7%

18 Maj 2025, 16:20 / POLITIKË ALFA PRESS

Zgjedhjet e 11 majit: Diaspora votë masive për PS-në, rezultati

Diaspora mori pjesë për herë të parë në një proces zgjedhor në 11 maj, teksa mbi 197 mijë persona dërguan votën e tyre me postë.

Sipas të dhënave paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se emigrantët shqiptarë kanë votuar masivisht Partinë Socialiste.

Në 12 qarqe të vendit, demokratët kanë fituar vetëm në një qark, atë të Kukësit ku kanë marrë gati 62% të votave dhe PS-ja 27% të votave.

Ndërkohë në 10 qarqe të tjerë socialistët kanë kryesuar bindshëm ku rezultatin më të thellë e kanë arritur në Berat me 75.7% të votave.

Berat

PD 11.17 %

PS 75.70 %

Dibër

PD 29.80 %

PS 60.58 %

Durrës

PD 25.68 %

PS 62.04 %

Elbasan

PD 16.94 %

PS 67.61 %

Fier

PD 12.54 %

PS 73.22 %

Gjirokastër

PD 14.50 %

PS 73.63 %

Korçë

PD 21.13 %

PS 63.95 %

Kukës

PD 61.91 %

PS 26.99 %

Lezhë

PD 34.13 %

PS 49.19 %

Shkodër

PD 42.27 %

PS 40.01 %

PSD 6.96 %

Tiranë

PD 30.39 %

PS 50.91 %

Vlorë

PD 12.74 %

PS 69.57 %

 

Po ndodh...