Kombëtarja do të rikthehet në muajin qershor, Bulku zbulon të vërtetën me emrat e rinj që janë përfolur

11 Prill 2025, 17:45 / SPORT ALFA PRESS

Kombëtarja do të rikthehet në muajin qershor, Bulku zbulon

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në muajin qershor, ku do të luajë dy përballjet e radhës në kualifikueset e Kupës së Botës, atë me Serbinë në datën 7 në shtëpi dhe pas tri ditësh me Letoninë në transfertë.

Gjatë kësaj periudhe, stafi teknik po ndjek nga afër, por edhe nëpërmjet videove lojtarë të ndryshëm të përfaqësueses, për të përpiluar listën e famshme që do të publikojë në ditët e fundit të muajit maj. Flitet shpesh për afrimin e lojtarëve të rinj, ku shumë emra kanë qarkulluar në media siç janë: Brajan Gruda, Arijon Ibrahimoviç, Antoni Caci apo Nelson Vajper.

Të paktën deri tani gazeta raporton se nuk ka asnjë afrim të ri që do të veshë fanellën kuqezi, kjo e konfirmuar edhe ndihmëstrajneri i Kombëtares shqiptare, Ervin Bulku, që gjatë një bisede dhe i pyetur spontanisht në lidhje me ndonjë emër të ri, u përgjigj: “Deri tani nuk ka asgjë, do të jemi me gardën e vjetër”.

Por, përgjigjja e ndihmësit të Silvinjos nuk përjashton mundësinë që deri në qershor, stafi teknik në bashkëpunim me FSHF-në, të bindë ndonjë lojtar të caktuar dhe ta vendosë në shërbim të Kombëtares shqiptare.

 

Po ndodh...