
Liverpooli në bisedime të avancuara me yllin e Leverkusenit

Liverpooli ka zhvilluar bisedime të avancuara me Bayer Leverkusen për të arritur një marrëveshje në lidhje me transferimin e Jeremie Frimpong nga Bundesliga në Premier League sezonin e ardhshëm.
Lajmi është konfirmuar nga “Sky sports”, që raporton se 24-vjeçari është një nga opsionet kryesore për të zëvendësuar Trent Alexander-Arnold, që do të largohet nga “reds” për të shkuar në Madrid.
Për këtë arsye, drejtuesit e “reds” po ndjekin seriozisht Frimpong.
Pretendohet se holandezi po planifikon gjithashtu të largohet nga Leverkusen këtë verë dhe ai ka një klauzolë lirimi prej 35-40 milionë eurosh.
Frimpong e ndihmoi Leverkusen të fitonte titullin kampion dhe Kupën sezonin e kaluar, ndërkohë që më herët ka triumfuar edhe në Skoci me Celtic.
Me fanellën e Bayer Leverkusen, lojtari ka shënuar 30 gola dhe ka dhënë 44 asistime në 190 ndeshje zyrtare.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128