Manchester United pëson humbjen e 16-të sezonale në Premier League

4 Maj 2025, 18:45 / SPORT ALFA PRESS

Manchester United pëson humbjen e 16-të sezonale në Premier
Kanë përfunduar 3 ndeshjet e drekës në Premier League, të vlefshme për javën e 35-të. Brentford fitoi 4-3 ndaj Manchester United, ku “Djajtë e Kuq” vinin me formacionin e dytë sot, duke pasur mendjen në Europa League.

Manchester shënoi i pari me Mason Mount në minutën e 14-të, ndërsa në minutën e 27-të Luke Shaw shënoi autogol në portën e tij. Kevin Schade do të shënonte në minutën e 33-të duke kaluar Brentfordin në avantazh.

Mesfushori 24-vjeçar shënoi edhe golin e tretë në minutën e 70-të, ndërsa Yoane Wissa shënoi golin e katërt pesë minuta më pas. Garnacho do të ngushtonte shifrat në 4-2 me golin e tij në minutën e 82-të.

Në minutat shtesë pati kohë edhe për golin e tretë të “Djajve” me Amad Diallo. Brentford shkon në vendin e 9-të me 52 pikë, ndërsa Manchester United mbetet në vendin e 15-të me 39 pikë teksa koleksionoi humbjen e 16-të sezonale në kampionat.

Në sfidën tjetër, Brighton barazoi 1-1 ndaj Newcastle. Minteh kaloi na avantazh vendasit me një gol të bukur në minutën e 28-të, ndërsa barazimi do të vinte në minutën e 89-të me të zakonshmin Alexander Isak, nga pika e bardhë e penalltisë. Brighton mbetet në vendin e 10-të me 52 pikë, ndërsa Newcastle në vendin e katërt me 63 pikë.

Në derbin londinez mes West Ham dhe Tottenham pati “paqe”, barazim 1-1.

Kur mbeten edhe 3 javë nga fundi i këtij sezoni, renditja është si më poshtë.

Po ndodh...