Manolo i “daulles”, shuhet tifozi “VIP” i Spanjës

2 Maj 2025, 16:20 / SPORT ALFA PRESS

Manolo i “daulles”, shuhet tifozi “VIP” i Spanjës

Manolo “El del Bombo” (“Njeriu i daulles”), tifozi më i famshëm i ekipit kombëtar spanjoll, vdiq të enjten e 1 majit, në moshën 76 vjeç, në qytetin Vila-Real, pasi kaloi disa ditë në spital me probleme të frymëmarrjes.

Shfaqja e fundit publike e Manolo “El del Bombo” ishte në stadiumin “Mestalla”, në ndeshjen midis kombëtares spanjolle dhe Holandës, në fund të marsit të këtij viti. Tifozi më ikonik i ekipit kombëtar filloi të ndiqte “La Roja” gjatë Kupës së Botës 1982, të cilën e priti Spanja.

Që atëherë, Manolo ka bërë tifo për ekipin kombëtar në 10 Kupa Bote: Spanjë ’82, Meksikë ’86, Itali ’90, Shtetet e Bashkuara ’94, Francë ’98, Kore dhe Japoni 2002, Gjermani 2006, Afrikë e Jugut 2010, Brazil 2014 dhe Rusi 2018. Manolo gjithashtu ka bërë tifo për Spanjën në tetë Kampionate Evropiane.