Mbappé, tifoz i Dembélé-së. ‘Mushkonja’ dhe zemra për PSG, pavarësisht armiqësisë me Al-Khelaïfi

2 Maj 2025, 18:02 / SPORT ALFA PRESS

Mbappé, tifoz i Dembélé-së. ‘Mushkonja’

Edhe pse u eliminua me Real Madridin e tij, Kylian Mbappé nuk humbi rastin për t’i ndjekur si spektator gjysmëfinalet e Champions League.

Mbrëmjen e së martës, ish-ylli i PSG-së ishte i pranishëm përmes televizorit në fitoren e parizienëve ndaj Arsenalit (1-0), duke festuar golin e mikut dhe shokut të tij të kombëtares, Ousmane Dembélé, me një mesazh në Instagram: një “emoji” mushkonje, nofka e ish-sulmuesit të Barcelonës, dhe një zemër.

Pavarësisht largimit të tensionuar verën e kaluar me parametër zero drejt Real Madridit dhe kërkesës ndaj klubit për 55 milionë euro paga dhe bonuse të prapambetura, Mbappé ka dashur të tregojë respekt për PSG-në.

“Ishte një nder të luaja aty për shtatë vite, – kishte deklaruar për “beIN Sports”. – Po të mos shkoja te Reali, do të qëndroja aty gjithë jetën”.

26-vjeçari po përjeton një sezon të luhatshëm në Spanjë: 33 gola në 50 ndeshje, por zhgënjime të mëdha në Champions, Kupën e Mbretit dhe Superkupë.

Edhe në La Liga, Reali ndjek Barcelonën me 4 pikë diferencë, kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje për t’u luajtur. Mbappé nuk po luan keq, por ashtu siç pritej, jo. Ndërkohë, në garën për “Topin e Artë”, tani është pikërisht miku i tij Dembélé, që duket se ka kaluar përpara si kandidat favorit.