Më në fund! Armando Broja gjen golin e parë me Burnleyn

20 Dhjetor 2025, 17:56 / SPORT ALFA PRESS

Më në fund! Armando Broja gjen golin e parë me Burnleyn

Armando Broja ka shënuar golin e parë me Burnleyn.

Në sfidën e javës së 17-të të Premier League kundër Bournemouth, sulmuesi shqiptar u fut në fushë në minutën e 65’.

Në minutën e 90’, pas një krosimi në zonë, Broja kërceu mbi të tjerët dhe me kokë, tundi rrjetën dhe shmangu humbjen për ekipin e tij.

Ky është goli i parë i 24-vjeçarit shqiptar me skuadrën e Burnleyt, i cili duket se po rigjen formën e tij.

 

Po ndodh...

ide