
Moment historik/ Erald Çinari shpallet kampion, ekipi armen i sulmuesit shkodran shpallet kampion për herë të parë

10 Maj 2025, 11:53 / SPORT
Moment special për Erald Çinarin. Vetëm një sezon në kampionatin armen, sulmuesi shkodran ka arritur të bëhet protagonist duke u shpallur kampion i Armenisë ditën e sotme me skuadrën e Noah.
Ekipi i Çinarit triumfoi ditën e sotme ndaj Pyunik Jerevanit me rezultatin 2-1, duke siguruar matematikisht titullin kampion.
Sulmuesi kuqezi u aktivizua në fushën e lojës sot në minutën e 64-t të takimit.
Në 23 ndeshje të zhvilluara nga shkodrani në kampionat, Çinari ka arritur të gjejë 13 herë rrjetën dhe ka asistuar 9 herë.
Një moment historik ky për skuadrën e Noah, që fiton për herë të parë titullin kampion në armeni.
Në të kaluarën Noah ka fituar një kupë dhe një superkupë.

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
Nga Fred Abrahams
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128