Mori ftesën e parë nga Kombëtarja, Pllana e feston me gol në kampionatin polak

Bujar Pllana feston në mënyrën më të mirë të mundshme ftesën e parë të marrë nga trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho për ndeshjen e playoffit ndaj Polonisë.
Mbrojtësi 24 vjeçar që aktivizohet pikërisht në kampionatin polak me skuadrën e Legia Gdansk, u bë protagonist në ndeshjen e skuadrës së tij përballë Pogon Szczecin, një sfidë të cilën Legia e fitoi me rezultatin 2-1.
Pllana e shënoi golin e tij që në minutën e 11 të sfidës duke i dhënë mundësinë skuadrës së tij të zhbllokojë rezultatin. Gjithçka erdhi pas një goditje dënimi me 24 vjeçarin që me një zhytje me kokë në zonë e dërgoi topin në zonë.
I lindur në Mitrovicë, Bujar Pllana vendosi të luajë për kombëtaren shqiptare teksa më parë është aktivizuar shumë pak me ekipet e moshave të Kosovës. Ndërkohë që nga viti 2024 ai aktivizohet në kampionatin polak pikërisht me Legia Gdansk.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128