
“Ndjesi fantastike”, Neymar rikthehet në përfaqësuese: Jam shumë i lumtur

7 Mars 2025, 15:48 / SPORT
Më në fund, Neymar rikthehet të jetë pjesë e përfaqësueses së Brazilit, me sulmuesin që mungonte që nga tetori i vitit 2023.
Dorival Junior, trajneri i pesë herë kampionëve të botës, bëri publike listën e lojtarëve të grumbulluar për dy sfidat e radhët në kualifikueset e Botërorit, kundër Kolumbisë dhe Argjentinës, pjesë e së cilës ishte edhe Neymar.
Futbollisti i Santos nuk e fshehu gëzimin për faktin që do të rikthehet edhe një herë të vesh fanellën e Brazilit:
“Jam shumë i lumtur që rikthehem të jem pjesë e përfaqësueses, sidomos tani që jam pjesë e Santos. Mendoj se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur, kjo është fantastike”, u shpreh Neymar.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
Nga Ermal Peçi!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së
Nga Blendi Kajsiu

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
Nga Mimoza Çelçima
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128