“Ne po vuajmë”, tensione në Kongresin e FIFA-s, delegatët e Federatës së Izraelit dhe Palestinës refuzojnë të shtrëngojnë duart para Infantinos

Një moment tensioni u regjistrua në sallë gjatë punimeve të Kongresit të 76 të FIFA-s ku presidenti Gianni Infantino, tentoi të afrojë delegatët e Izraelit dhe Palestinës në një shtrëngim simbolik duarsh.
Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit, Jibril Rajoub, refuzoi të qëndronte përkrah zëvendëspresidentit të Federatës së Futbollit të Izraelit, duke mos marrë pjesë në gjestin e kërkuar nga Infantino në skenë.
Pas incidentit, Infantino deklaroi se FIFA do të vazhdojë të promovojë dialog dhe bashkëpunim në futboll, duke theksuar rëndësinë e dhënies së shpresës për të rinjtë, pavarësisht situatave të ndërlikuara politike.
Nga ana tjetër, përfaqësues të Federatës Palestineze të Futbollit, në një prononcim për Reuters, e lidhën refuzimin me situatën e konfliktit dhe qëndrimet e tyre politike.
Infantino shfrytëzoi gjithashtu kongresin për të bërë të ditur se do të kërkojë rizgjedhjen në vitin e ardhshëm, në zgjedhjet që pritet të mbahen në Rabat, ku ai konsiderohet favorit për një mandat të ri.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Vetë Sali, vetë Kadi!
Të gjithë kundër vrasësit, askush kundër vetes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128