
Nis merkato për Skënderbeun, largohet mesfushori i afruar në janar

Skënderbeu e mbylli si mos më keq këtë edicion në Kategorinë Superiore, duke rënë në të Parën dhe duke bërë një hap shumë të madh mbrapa në krahasim me një vit më parë kur përfundoi në “Final Four”.
Projekti mund të cilësohet i dështuar dhe që në ditët e para pas përfundimit të fazës së rregullt, kanë ardhur lamtumirat e para të lojtarëve.
Pas Liridon Balajt dhe Felipe, “ujqërve” u ka dhënë lamtumirën edhe mesfushori Amadou Sabo. Futbollisti nigerian u afrua pranë korçarëve në janar dhe u kthye shpejt në një element kyç në lojën e kësaj skuadre.
Por me përfundimin e kampionatit, ka përfunduar edhe marrëveshja e tij me këtë klub, pasi ai ishte huazuar nga suedezët e Hamarbi.
Me mbylljen e sezonit dhe rënien nga kategoria, Sabo është kthyer te klubi që zotëron kartonin e tij, duke i dhënë lamtumirën përfundimisht Skënderbeut.
Pritet të mësohen largime të tjera nga radhët e korçarëve, pasi pavarësisht ambicieve që kanë për t’u kthyer shpejt në Superiore, disa prej futbollistëve nuk duan që të qëndrojnë të luajnë një sezon në Kategorinë e Parë.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128