Pikë “të rënda” me Evertonin, Guardiola: Kaluam periudhë të vështirë nga dëmtimet

21 Prill 2025, 15:10 / SPORT ALFA PRESS

Pikë “të rënda” me Evertonin, Guardiola: Kaluam

Mançester Siti arriti një fitore (2-0) të rëndësishme në transfertë ndaj Evertonit, duke siguruar tri pikë që momentalisht e ngjitin skuadrën e Guardiolës në vendin e katërt në kampionat, duke pritur rezultatin e sfidës së sotme mes Notingemit dhe Totenhemit.

Ndërkohë, Pep Guardiola shijon rezultatin, por njëkohësisht fton të tijtë të fokusohen te sfidat e radhës pasi kalendari parashikon përballje me Aston Vila (nesër), Çelsi apo edhe Notingemi, të gjitha rivale për një vend në Champions-in e sezonit të ardhshëm.

“Kaluam një periudhë të vështirë, për shumë arsye, sidomos për shkak të lëndimeve. Tani jemi pak më të stabilizuar, të paktën sa i përket vendosmërisë. Është e vërtetë që jemi shumë larg Liverpulit dhe Arsenalit, por duhet ende kujdes.

Na presin ndeshje të vështira ndaj rivalëve direkt, megjithatë tani e tutje gjithçka varet nga ne. Të martën kemi një finale në shtëpi. Shpresojmë të arrijmë suksesin dhe të kualifikohemi për Ligën e Kampioneve”, deklaroi Guardiola në konferencën për shtyp.

 

Po ndodh...