Plas sherri mes tifozëve të Dinamos dhe Vllaznisë, policia futet në tribunën “VIP” dhe…

23 Prill 2025, 21:21 / SPORT ALFA PRESS

Plas sherri mes tifozëve të Dinamos dhe Vllaznisë, policia futet

Momente tensioni u regjistruan në tribunën qëndrore në “Elbasan Arena”, teksa luhej dueli i kthimit të Kupës së Shqipërisë, mes Dinamos dhe Vllaznisë.

Pasi skuadrat u drejtuan në dhomat e zhveshjes, te tribuna”VIP” ka plasur sherri mes dy tifozerive. Në këto moment u desh ndërhyrja e forcave të rendit, të cilët kërkuan të nxirrnin jashtë stadiumit pas incidentit. Kjo situatë ka sjellë edhe agravimin e presidentit të Vllaznisë, Alban Xhaferri, i cili nuk ishte dakord me vendimin e forcave të rendit për të nxjerrë jashtë stadiumit tifozët e Vllaznisë.

 

Po ndodh...