Gjysmëfinalja/ Publikohen formacionet zyrtare të Inter-Milan, Asllani e nis titullar

23 Prill 2025, 20:57 / SPORT ALFA PRESS

Gjysmëfinalja/ Publikohen formacionet zyrtare të Inter-Milan, Asllani

Interi dhe Milani luajnë sot ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë, një përballje shumë e rëndësishme për të dy skuadrat të cilat duan trofeun.

Trajneri Inzagi i ka besuar një vend në rreshtimin titullar edhe Kristjan Asllanit, duke e parë si një element që mund të bëjë punë ndaj kuqezinjve, në një sfidë të hapur plotësisht pasi ndeshja e parë u mbyll me shifrat 1-1.

INTER (3-5-2): Martinez; Bisek, De Vraj, Bastoni; Darmian, Barela, Asllani, Mkhitarjan, Dimarko; Lautaro Martinez, Taremi.
Trajner: S. Inzagi

MILAN (3-4-3): Menja; Tomori, Gabia, Pavloviç; Himenez, Fofana, Reijnders, Teo Hernandez; Pulisiç, Joviç, Leao.
Trajner: S. Konseisao

 

Po ndodh...