Kupa/ Dinamo pranë finales, “paqe” mes Partizanit dhe Egnatias në 45 minutat e para

23 Prill 2025, 20:30 / SPORT ALFA PRESS

Kupa/ Dinamo pranë finales, “paqe” mes Partizanit dhe Egnatias

Po luhen sonte ndeshjet e kthimit për gjysmëfinalet për Kupën e Shqipërisë. Në “Elbasan Arena”, Dinamo po përballet me Vllazninë. Ndeshja e parë në “Loro Boriçi” ka përfunduar në barazim pa gola.

“Blutë” gjetën avantazhin në minutën e 16-të pas një kundërsulmi të shpejtë, ku i zakonshmi Baton Zabërgja asiston bukur për Peter Itodo Mandela, i cili ndëshkon shkodranët.

Në minutën e 36-të, Dinamo shënon golin e dytë me Zabërgja, i cili përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit shkodran, Jukaj, dhe dërgoi topin në rrjetë pas krosimit nga goditja e dënimit, duke e mbyllur kështu pjesën e parë në avantazh të dyfishtë.

Në gjysmëfinalen tjetër, Partizani po përballet me Egnatia-n në “Arenën e Demave”. Të kuqtë kanë fituar 1-0 në ndeshjen e pare dhe do mjaftoheshin sot edhe me një barazim.

Në anën tjetër, për Egnatian sonte bën punë vetëm fitorja nëse do që të shkojë në finale.

 

 

Po ndodh...

ide